Zëvendëskryeministri Tahiri takohet me ambasadorin gjerman, diskutojnë për reformën shtetërore

11 qershor 2020 | 15:32

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Tahiri, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt, me të cilin ka biseduar për agjendën e reformës shtetërore.

Tahiri ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për angazhimin e vazhdueshëm në agjendën drejtë integrimit në Bashkimin e Evropian (BE), raporton “Epoka e re”.

“Sot pata kënaqësinë të takoj ambasadorin gjerman, z. Christian Heldt. Në këtë takim, diskutuam për agjendën e reformës shtetërore, duke theksuar reformën për administratë publike, Ligjin për Qeverinë dhe Strategjinë kundër korrupsionit 2020-2024. Në takim, ritheksova përkushtimin e Qeverisë për angazhimin e vazhdueshëm në agjendën drejtë integrimit në Bashkimin Evropian. Falënderova ambasadorin Heldt edhe shtetin gjerman për mbështetje dhe partneritet të vazhdueshëm”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata për Zhvillim Rural “Mëshqerra” me seli në Prishtinë ka…