Zëvendëskryeministri Tahiri vlerëson lartë punën e Blerim Kuçit si ministër

13 janar 2021 | 13:10

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Tahiri, ka pritur në takim Blerim Kuçin, i cili ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit, për t’u angazhuar në parti për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Tahiri ka thënë se Kuçi sa ishte ministër ka siguruar zbatimin e pavarësisë energjetike të Republikës së Kosovës, një arritje jetike për shtetin tonë e cila do të mbahet mend.

“Një ndër kolegët e respektuar të Aleancës dhe miqtë e mi, prej sot ka vendosur që betejën politike ta vazhdojë në terren në mbështetje të plotë të AAK-së për zgjedhjet parlamentare. Blerimit i shpreha mirënjohjen time më të sinqertë për kontributin e tij si Ministër dhe bashkëpunëtor i ngushtë. Me punën e tij, ai siguroi zbatimin e pavarësisë energjetike të Republikës së Kosovës, një arritje jetike për shtetin tonë e cila do të mbahet mend. Suksese Blerim!”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Houston Rockets dhe Los Angeles Lakers përballen për herë të…