Zëvendësministri Ahmeti flet në NCAFP për politikën e jashtme të Kosovës dhe marrëdhëniet me ShBA-në
19 shkurt 2026
| 16:03
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Kreshnik Ahmeti, i ftuar nga Komiteti Kombëtar i Politikës së Jashtme Amerikane (NCAFP), ka folur në tryezën e rrumbullakët për politikën e jashtme të Kosovës dhe marrëdhëniet me ShBA-në.
Në diskutimin e moderuar nga ambasadorja Susan Elliott, presidente dhe CEO e NCAFP-it, zëvendësministri Ahmeti u është përgjigjur shumë pyetjeve nga diplomatë, ekspertë amerikanë dhe studentë të marrëdhënieve ndërkombëtare për Kosovën dhe pozitën e saj ndërkombëtare.
Në këtë tryezë ka marrë pjesë edhe ambasadori Blerim Reka, shef i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork.



