Zëvendësministri Dukolli vizitoi kompaninë “Sharrcem”

13 qershor 13:28

Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Çerkin Dukolli, i cili njëherësh është edhe kryesues i Këshillit Nacional për Siguri dhe Shëndet në Punë, të mërkurën ka vizituar fabrikën e çimentos “Sharrcem” në Han të Elezit.
I shoqëruar nga anëtarët e Këshillit, ata u njohën nga afër me masat mbrojtëse dhe preventive që aplikohen në “Sharrcem” për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Zëvendësministri Dukolli ka pohuar se në kuadër të planit dyvjeçarë të punës dhe vizitave të planifikuara nëpër kompani të ndryshme, KNSSHP-ja jo rastësisht ka përzgjedhur “Sharrcem”-in. “Siguria dhe shëndeti në punë është çështje që na preokupon të gjithëve. Në këto vizita ne po informohemi drejtpërdrejt nga punishtet me kushtet dhe ambientin e punës së punëtorëve, në veçanti me aspektin e sigurisë dhe shëndetit në punë”, ka thënë ai.
Dukolli ka shtuar se kjo praktikë do të vazhdojë edhe në kompani tjera, jo vetëm sa për të skanuar gjendjen, por do të nxirren konkluzione përafërsisht të sakta, se si të veprohet tutje, qoftë edhe si shkëmbim përvojash, duke afirmuar shembujt e mirë të biznesit në aplikimin e masave preventive në mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë në vendet e punës.
Ndërkaq, drejtori menaxhues në “Sharrcem”, Thomas Galvas, ka deklaruar se menaxhmenti i kompanisë po bën maksimumin në fushën e sigurisë.
Ai e ka njoftuar zëvendësministrin Dukolli, se duke aplikuar praktikat më të mira të sigurisë dhe shëndetit në punë, në “Sharrcem” në dy vitet e fundit nuk është raportuar asnjë lëndim në punë.
Galvas ka theksuar se menaxhmenti i kompanisë është i hapur për bashkëpunim dhe se komentet apo sugjerimet e ndryshme në fushën e sigurisë, janë të mirëseardhura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe ministri i Jashtëm Dimitrov,…