Zëvendësministri Fadil Arifi priti përfaqësues të afarizmit nga Zvicra dhe Greqia

15 janar 2019 | 11:51

Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Fadil Arifi, bashkë me këshilltarin e ministrit të MTI-së, Mervan Rexhepi dhe udhëheqësen e Divizionit të Turizmit, Lumturije Geci si dhe zyrtarin për promovim të eksportit nga KIESA, Kreshnik Rugova,  priten në takim delegacionin nga Zvicra dhe Greqia. Delegacioni ishte i përcjellë edhe nga përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Shërbimeve Zvicër –Kosovë.

Në takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e turizmit, konkretisht në fushën e ngritjes së promovimit të turizmit dhe marketingut. Zv.ministri Arifi ua prezantoi mysafirëve të arriturat e MTI-së në fushën e turizmit dhe fushat tjera si dhe i njoftoi për planet në të ardhmen. Gjithashtu, Xenia Vasilliadis, përfaqësuese e kompanisë “TripElina” bëri një prezantim  të projekteve të zhvilluara si dhe projekteve të mundshme për Kosovën.

Po ashtu edhe Lumturie Geci  prezantoi potencialet turistike, vlertat dhe mundësitë në turizëm. Ajo i prezantoi edhe për prioritetet dhe iniciativat  e Departamentit të Turizmit për zhvillimin e turizmit.

Gjithashtu në këtë takim u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë nga z. Jean Skeparnias, anëtar i Dhomës së Tregtisë dhe z.. Yves Marchand, biznesmen i famshëm zviceran. Ai prezantoi rreth sistemeve të gjurmimit në nivel të kompanive dhe institucioneve në mbarë botën.  Në këtë rast, Kreshnik Rugova diskutoi për aktivitet e promovimit të eksportit nga KIESA si dhe për mundësit e investimeve në Kosovë.

Zëvendësministri Fadil Arifi i shprehi gatishmërinë e MTI-së këtij delegacioni për të ofruar çfarëdo informate dhe bashkëpunime në lidhje me investimet e mundshme në Kosovë nga Zvicra dhe nga Greqia.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aeroplani më i madh në botë ka dalë në “pension”…