Zëvendësministri i FSK-së: Propaganda e Vulinit, s’ka lidhje me realitetin!

11 dhjetor 2018 | 17:46

Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Burim Ramadani, ka thënë se propaganda e ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin për transformimin e FSK-së nuk ka lidhje me realitetin.

Ramadani nëpërmjet llogarisë së vet në “Facebook”, ka thënë se siguria rajonale do të përfitojë nga transformimi i FSK-së në ushtri.

“Propaganda e Vulinit, s’ka lidhje me realitetin! Deklarata e përsëritur e ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin, është krejtësisht e pavërtetë dhe e paqëndrueshme. Së pari, Kosova nuk ka asnjë pretendim territorial. Së dyti, Forca e Sigurisë së Kosovës në tranzicion, do të jetë forcë mbrojtëse profesionale dhe shumetnike dhe sipas standardeve të NATO-s. Për më tepër, se deklaratat e Vulinit janë të paqëndrueshme dëshmohen me faktin se Kosova nuk synon të zëvendësojë KFOR-in, nuk synon të zëvendësojë prezencën e NATO-s në Kosovë edhe pas tranzicionit të FSK-së. Qetësohuni njerëz! Siguria rajonale do të përfitojë nga transicioni i FSK-së!”, ka shkruar Ramadani.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është ende e paqartë se çfarë do të ndodhë me…