Zëvendësministri Krasniqi: Paratë transferohen direkt te punëtorët, jo te kompanitë

01 prill 2020 | 19:59

Qeveria e Kosovës të hënën ka miratuar Pakon Emergjente, sipas së cilës parashihen ndarje shtesë për skemat sociale dhe pensionale, mbështetje financiare për shoqëritë tregtare, huadhënia për ndërmarrjet publike në vështirësi, për komunat, shtesa për mjekë, infermierë, policë, punëtorët e dyqaneve, furrave, farmacive, e shtesa për kategori të tjera.

Zëvendësministrin i Financave dhe Transfereve, Agim Krasniqi, ka thënë se forma e ndarjes së këtyre mjeteve për kompanitë që kanë ndërprerë aktivitetin e punës apo i kanë lënë pa punë punëtorët, bëhet duke e dorëzuar listën e punëtorëve nga kompania që kanë punuar.

“Qeveria e Kosovës të hënën ka miratuar Pakon Emergjente, sipas së cilës parashihen ndarje shtesë për skemat sociale dhe pensionale, mbështetje financiare për shoqëritë tregtare, huadhënia për ndërmarrjet publike në vështirësi, për komunat, shtesa për mjekë, infermierë, policë, punëtorët e dyqaneve, furrave, farmacive, e shtesa për kategori të tjera. Forma e ndarjes së këtyre mjeteve për kompanitë që kanë ndërprerë aktivitetin e punës apo i kanë lënë pa punë punëtorët, bëhet duke e dorëzuar listën e punëtorëve nga kompania që kanë punuar, përfshirë edhe llogaritë e tyre bankare në mënyrë që parat të transferohen direkt tek punëtorët dhe jo te kompanitë. Po ashtu punëtorët munden që edhe në mënyrë individuale të lajmërohen në zyret e punësimit dhe të dorëzojne kontratën e punës dhe atë të ndërprerjes si dhe llogarinë e bankës, në mënyrë që të shmangen keqpërdorimet me mjetet financiare”, ka shkruar Krasniqi në profilin e vet në “Facebook”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kastriot Dermaku do ta mbajë mend gjatë sezonin 2019-2020 pasi…