Zëvendësministri Lleshi: Forcimi i kapaciteteve mbrojtëse mbetet prioritet kyç i Kosovës

12 mars 2026 | 15:57

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, sot mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare që është organizuar nga International Stability Operations Association (ISOA), i cili me këtë rast mbajti një fjalë rasti.

Konferenca mblodhi përfaqësues institucionalë, partnerë ndërkombëtarë dhe ekspertë të fushës ku u diskutuan çështje me interes në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Gjithashtu në panel mori pjesë drejtori i Departamentit të Logjistikës në Ministri, kolonel Imer Avdiu.

Në fjalën e tij, zëvendësministri Lleshi theksoi se forcimi i kapaciteteve mbrojtëse dhe bashkëpunimi rajonal mbeten prioritete kyçe të Kosovës për sigurinë dhe stabilitetin në Evropën Juglindore. Zëvendësministri nënvizoi rëndësinë e investimeve në modernizimin dhe zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, si dhe përkushtimin e Kosovës ndaj integrimit euro-atlantik dhe partneritetit të ngushtë me aleatët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Kushtetuese e ka bashkuar kërkesën e kryeministrit Kurti dhe…