Zëvendësministrja Bakija-Deva takon të dërguarën e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për rini

23 prill 2019 | 21:27

Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Burbuqe Bakija-Deva, ka pritur të martën në takim të dërguarën e posaçme të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Emisaren për Rini, Jayathma Wickramanayake, Ulrika Richardson – koordinatore për Zhvillim e OKB-së në Kosovë, Lorik Pustina, udhëheqës i ekipit të Zyrës së Koordinatorit për Zhvillim të OKB-së në Kosovë, si dhe dy pjesëtarët në ekipin e Wickramanayakes.

Pjesëmarrës në takim ishte edhe drejtori i Departamentit të Rinisë, Feim Hoxha.

Zëvendësministrja e Kulturës ka treguar se ishte një takim mjaft produktiv, në të cilin biseduan për prioritetet e strategjisë së Kosovës për rininë, se çfarë është bërë dhe çfarë pritet të bëhet me ndryshimet e Ligjit për pjesëmarrjen dhe fuqizimin e të rinjve, si fondin për rininë në vlerë të 1 milion euro.

Zëvendësministrja Burbuqe Bakija-Deva ka theksuar se në këtë takim kanë diskutuar edhe për ndikimin e Task Forcës të të Rinjve të OKB-së, një ekip multietnik i cili ka dhënë kontributin në draftimin e strategjisë në vitin 2018.

Fotografia e Burbuqe Bakija-Deva

“Në këtë dokument shumë të rëndësishëm strategjik janë inkorporuar rekomandimet për rininë të dala nga Kuvendi i parë Rinor i OKB-së në Kosovë. Pjesëmarrjen e të rinjve dhe organizatave rinore në nismat e OKB-së: ato që janë realizuar deri tani dhe pritjet për të ardhmen. Në fund, por jo më pak e rëndësishme biseduam për rolin e gruas në politikë, cilat janë përparësitë dhe pengesat dhe përfshirja e grave në pozita vendimmarrëse. Në këtë takim mes të tjerash pranova me shumë kënaqësi edhe rekomandim nga Wickramanayake për nismat e mëtutjeshme, të cilat do të kenë edhe përkrahjen e OKB-së”, ka thënë Bakija-Deva.

Fotografia e Burbuqe Bakija-Deva

“Roli jonë fillon duke e ditur se ajo që është arritur, pa marrë parasysh sa domethënëse dhe e vështirë ka qenë, ende nuk është e mjaftueshme. Ne ende duhet të synojmë për më shumë dhe të shkojmë më larg. Gjithashtu duhet të përfitojmë nga gjërat që mund të bëjmë së bashku, që kërkojnë jo vetëm vullnet politik por edhe përgjegjësi e përkushtim dhe me ndihmën e bashkëpunimeve të tilla suksesi nuk do të mungojë”, është shprehur zëvendësministrja Burbuqe Bakija-Deva.

Fotografia e Burbuqe Bakija-Deva

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është pritur në…