Zëvendësministrja Osmani në Francë për trashëgiminë e Lojërave Olimpike “Paris 2024”

17 shtator 2025 | 15:21

Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, po qëndron në Paris të Francës për një vizitë zyrtare për trashëgiminë e lojërave olimpike të Parisit që u mbajtën vitin e kaluar. Ajo u takua me ministren e Sportit të Francës, Marie Barsacq, si dhe me nënkryetarin e Qytetit të Parisit përgjegjës për sport, Pierre Rabadan.

Diskutimet u fokusuan tek përvojat e organizimit të Lojërave Olimpike “Paris 2024”, sidomos tek trashëgimia që këto lojëra kanë lënë për sportin dhe shoqërinë, jo vetëm në Francë por edhe në nivel global.

Kjo vizitë po zhvillohet në kuadër të programit “VIP-ECO Initiative”, e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Francës, si pjesë e programit të trashëgimisë së LO Paris 2024.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian (BE) e ka shpalosur të mërkurën planin e…