Zgjatet me dy ditë armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit

27 nëntor 2023 | 19:08

Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit është shtyrë me dy ditë. Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al Ansari.

Shteti i Katarit njofton se, në kuadër të negociatave të vazhdueshme, është arritur një marrëveshje për të zgjatur armëpushimin humanitarian me dy ditë shtesë në Rripin e Gazës.

Njoftimi vjen pasi presidenti amerikan Joe Biden mbajti një bisedë telefonike me kryeministrin e Katarit të hënën, raporton CNN duke cituar burime.

Egjipti ka njoftuar më herët se kishte negociata të vazhdueshme mes shteteve të përfshira, për të siguruar një zgjatje të armëpushimit.

Kujtojmë se marrëveshja fillestare e një armëpushimi katër-ditor për të siguruar lirimin e 50 grave dhe fëmijëve u arrit me mirëkuptimin se ndërprerja e luftimeve mund të zgjatej me ditë të tjera nëse Hamasi do të ishte në gjendje të lironte pengje shtesë.

Dhjetë pengje të tjera do t’i jepnin Hamasit një ditë shtesë në pauzë.

Zyrtarët izraelitë dhe amerikanë besuan se kishte më shumë gra dhe fëmijë që mbaheshin në robëri se 50, por ranë dakord me kushtet e marrëveshjes pasi Hamasi këmbënguli se duhej të përdorte pauzën në luftime për të bërë gati pengje shtesë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ky artikull është shkruar nga Heroi i Kombit, Bahri Fazliu,…