Zgjedhën bukuroshet e vitit 2021 në mesin e tyre Festina Limani zgjedhet Miss Lipjani

13 janar 2021 | 13:27

Nën organizimin e Burim Kiqinës është mbajtur eventi i zgjedhjes së bukurosheve nga Kosova me titull: Miss Drenica & Miss Continental Kosova.

Gjatë këtij eventi janë ndarë edhe shumë çmime tjera e ndër to ishin Miss Drenica – Ajmane Hakolli, Miss Drenasi-Anjeza Prokshi, Miss Continental Kosova-Erza Hasani, Miss Lipjani-Festina Limani, The best model Kosovo-Venera Bardhi, Miss Fushë-Kosova-Festina Bajqinca.

Në komunë e Lipjanit më datën 27 dhjetor 2020, në një konkurrencë të fortë me prezencën e mese 30 bukurosheve lipjanase, juria ka përzgjedhur Festina Limanin, Miss Lipjani 2021.

Po ashtu është zgjedhur edhe  Miss Continental, bukuroshja që do ta përfaqësoj Kosovën në Miss Evropa që do mbahet ne Itali gjatë vitit 2021 e ku marrin pjesë 52 shtete me bukuroshet e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka falënderuar qytetarët…