Zgjedhet Kryesuesi dhe Zëvendëskryesuesi i Këshillit Drejtues të UShAF

08 janar 2026 | 16:22

Këshilli Drejtues (KD) i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), sot me datë 8 janar 2026 zgjodhi Kryesuesin dhe Zëvendëskryesuesin e këtij Këshilli. Kryesuesi dhe Zëvendëskryesuesi i KD-së, u zgjodhën nga radhët e anëtarëve të emëruar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, siç parashihet me dispozitat ligjore në fuqi dhe aktet normative të Universitetit.

Me shumicë votash Kryesues i KD-së, u zgjodh, z. Ramadan Beqiri, ndërsa Zëvendëskryesues, z. Ilmi Reçica. Kryesuesi z. Ramadan Beqiri dhe Zëvendëskryesuesi, z. Ilmi Reçica, falënderuan anëtarët e KD për besimin e dhënë dhe u zotuan se do të kryejnë të gjitha punët me nderë dhe përgjegjësi në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi. Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, uroi kryesinë e zgjedhur të KD-së dhe shprehi gatishmëri për bashkëpunim në të ardhen me qëllim të zhvillimit të Universitetit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Referi i dikurshëm i Premierligës, David Coote, është dënuar me…