
Zgjedhja e Bashës Kryeparlamentar, Presidentja e uron: Konstituimi të përmbyllet sa më shpejt dhe të votohet Qeveria e re
Presidentja Vjosa Osmani ka dalë me deklaratë pas zgjedhjes së Dimal Bashës si Kryetar i Kuvendit, duke thënë se e mirëpret që procesi i konstituimit të Kuvendit ka filluar të zhbllokohet, shkruan Reporteri.net.
Osmani i ka uruar punë të mbarë e në interes të vendit Bashës dhe nënkryetarëve të zgjedhur të Kuvendit, Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku, Kujtim Shala dheEmilija Redžepi, duke shtuar se shpreson që konstituimi i Kuvendit të përmbyllet sa më parë, në përputhje me Kushtetutën.
E para e vendit ka thënë se shpreson që sa më parë, e në përputhje me procedurat kushtetuese, Kuvendi të votojë edhe Qeverinë e re.
“Presidentja mirëpret që procesi i konstituimit të Kuvendit ka filluar të zhbllokohet dhe shpreson që ky proces të përmbyllet sa më parë, në përputhje me kushtetutën. Ajo i uron punë të mbarë e në interes të vendit kryetarit të ri Dimal Basha dhe nënkryetarëve të zgjedhur të Kuvendit, znj.Albulena Haxhiu, Znj.Vlora Çitaku, z.Kujtim Shala dhe znj.Emilija Redžepi. Presidentja shpreson që sa më parë, e në përputhje me procedurat kushtetuese, Kuvendi të votojë edhe Qeverinë e re të dalë nga vullneti i qytetarëve nga zgjedhjet e 9 shkurtit”, thuhet në reagim.