
Zgjedhja e Dimal Bashës, Reagon Hisen Berisha: ‘Çdo popull e meriton udhëheqjen që ka’
“Çdo popull e meriton udhëheqjen që ka”
Udhëheqësit e institucioneve mund të jenë dinjiteti i popullit apo fyerja e tij.
Një fyerje e tillë e madhe popullit dhe shtetit të Kosovës iu është bërë vetëm në kohën e regjimit okupues të Sllobodan Millosheviçit, kur në krye të Kosovës, me zgjedhje të manipuluara e të imponuara, ua vendoste Sejdo Bajramoviçin – një nomad i sojit të njëjtë politik me këtë që po e trashëgon sot.
Turpi do i mbuloj ata që me votë e fyen sot kombin, gjakun e dëshmorëve dhe sakrificën e këtij populli për liri e dinjitet! Përgjegjësia nuk rëndon njëjtë tek të gjithë subjektet e spektrit politik: nëse LDK/Rugova e bëri vizionin e shtetit të pavarur të Kosovës; PDK/Thaçi – me luftë e bënë realitet lirinë e pavarësinë e këtij shteti.
Keni kërkuar me votë – duroni!
Nën regjimin e Millosheviçit, që përdhosi dinjitetin dhe çdo vlerë të këtij populli, ishte UÇK ajo që e shpëtoi nga degradimi total.
Kurse sot, kush mund të na shpëtojë nga vetvetja?
Një nuk duhet ta harrojmë, se konform këtij joserioziteti të përfaqësuesve të popullit – do të jetë edhe çasja e aleatëve ndërkombëtarë.
Zoti dhe e drejta jonë na ndihmoftë!
(Autori është gjeneral në pension dhe ish deputet i Kuvendit të Kosovës)