
Zgjedhja e drejtë për Pejën – Edon Hysenaj, numri 11 në listën e AAK-së
Kanë mbetur edhe 10 ditë deri në përfundimin e fushatës zgjedhore të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.
Gara për asamble komunale po bëhet në mënyra të ndryshme nëpër komuna.
Në Pejë për Asamblenë Komunale garon edhe Edon Hysenaj si kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Ai garon me numrin 11 në listën e kësaj partie.
I rritur në një familje me traditë atdhedashurie dhe përkushtimi ndaj vendit, Hysenaj e sheh pjesëmarrjen e tij në këto zgjedhje si një hap të natyrshëm drejt kontributit për komunitetin lokal.
“Jam i përkushtuar për zhvillimin lokal dhe ekonomik të Pejës, për përmirësimin e jetës së qytetarëve si dhe për garantimin e transparencës dhe mbrojtjen e interesit publik”, është shprehur Hysenaj.
Ai ka bërë thirrje për mbështetje nga qytetarët e Pejës, duke theksuar se angazhimi i tij do të jetë gjithmonë në shërbim të interesit të përgjithshëm.
“Ju ftoj të më besoni votën tuaj për një Pejë më të zhvilluar”, ka përfunduar ai në mesazhin e tij.