Zgjedhja e kryesuesit të KGK-së, reagon Ehat Miftaraj i IKD-së
Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka reaguar pas zgjedhjes se Albert Zogaj në pozitën e kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Në profilin e tij në “Facebook”, Miftaraj ka shkruar se sipas ligjit një zyrtar i lartë nuk mund të jetë anëtar i më shumë se një organi drejtues të organeve të institucioneve të tjera publike.
Ai ka treguar se tani Zogaj do të këtë dy pozita drejtuese, atë të Kryesuesit te KGJK dhe te Kryetarit të Komisionit të Provimit të Jurisprudences.
Ai ka bërë me dije se dikur Lëvizja Vetëvendosje e ka kritikuar këtë praktikë.
Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje i Miftarajt:
Gjykatësi Albert Zogaj është zgjedhur kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK).
Kryesuesi i ri do te kete dy pozita drejtuese, ate te Kryesuesit te KGJK dhe te Kryetarit te Komisionit te Provimit te Jurisprudences.
Kur VV ishte ne opozite bashke kerkonim mu zbatu ligji per Parandalim te Konfliktit te Interesit. Sa zhurmen e kemi ba bashke, bile edhe protesta more jane organizu, sa akuza e fjale te renda jane fol ne Kuvendin e Kosoves. Vakt o vakt.
Prej se erdh VV ne pushtet kemi mbet vetem ne me kerku mu ndal praktika e shkleljes se ligjit. Kemi mbet jetima. Mbase kemi mbet jetima, po qendrimet si kemi ndryshu, e as nuk kemi me i ndryshu.
Neni 13
Zyrtari i lartë nuk mund të jetë anëtar i më shumë se një organi drejtues te organeve të institucioneve të tjera publike, përveç nëse parashihet ndryshe shprehimisht me ligj.
Sidoqofte, Kryesuesit te ri, urime pozita dhe pune te mbare. Ku i dihet nashta na deshmon se ka me ba pune te mira, edhe perkunder faktit se ne baze te ligjit smundet me i mbajt dy pozitat.



