Zgjedhja e presidentit, Hamza: Ka mundësi që të gjendet një formulë që të mos bllokohet vendi
29 dhjetor 2025
| 12:14
Kryetari i PDK-së Bedri Hamza është deklaruar se zgjedhja e presidentit është proces i ndarë nga ai i Kuvendit dhe Qeverisës së Kosovës.
Hamza në një konferencë për medie, ka thënë se së pari pret që të konstituohet Kuvendi i Kosovës.
“Sa i përket çështjes së presidentit, unë e kam thënë që është proces i ndarë. Unë pres që të konstituohet Kuvendi, të formohet qeveria, të vazhdojë puna dhe kur vjen puna te presidenti besoj se ka mundësi të gjendet një formulë se si të zgjidhjet presidenti dhe të mos bllokohet vendi”, ka thënë Hamza në një konferencë për medie.



