Zgjedhja e presidentit konsensual sipas Haxhiut, përmend Ramush Haradinajn

12 janar 2026 | 21:47

Analisti Baton Haxhiu, deklaroi se në rastin e pozitës së presidentit vlen vetëm fjala “konsensus”.

Haxhiu në Pressing në T7 tha se “për ta ruajtur pushtetin ose drejtësinë, Gjykatën Kushtetuese dhe Supreme, për të ruajtur disa institucione të pavaruara është mirë që presidenti të jetë konsensual”.

Si të gjindet?, pyeti ai, më pas dha opinionin e tij mbi këtë çështje.

“A dëshion VV ta ketë edhe dikë nga partitë e dala nga UÇK-ja, atëherë si përfaqësues mund të jetë Ramush Haradinaj, a pajtohet PDK e LDK është çështje e tyre”, tha Haxhiu.

“Përfaqësues konsensual që buron nga LDK”, më pas përmendi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas…