Zgjedhja e presidentit, Rashiti: Procedura duhet të fillojë sot ose nesër
03 mars 2026
| 15:08
Drejtori ekzekutiv i Grupit për Ballkanin, Naim Rashiti, ka komentuar zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit.
Ai ka thënë se procedurat për zgjedhjen e presidentit duhet të fillojë sot ose nesër.
Rashiti ka shkruar në “Facebook” se nëse kjo procedurë nuk fillon, atëherë është e qartë se dikush po dëshiron krizë kushtetuese në Kosovës.
“Procedura për zgjedhjen e presidentit/tes duhet domosdo të fillojë sot e nesër. Dhe presioni mbi subjektet politike duhet të rritet për marrëveshje… Nëse nuk fillon procedura, atëherë qartazi dikush po dëshiron vakum institucional, krize kushtetuese dhe politike”, ka shkruar Rashiti.



