
Zgjedhjet e 11 majit: 54 kallëzime penale, 4 prej tyre shkojnë në SPAK
09 maj 2025
| 14:33
54 kallëzime penale janë bërë deri më sot për veprat penale në fushën e zgjedhjeve.
27 denoncime janë bërë në Policinë e Shtetit, 9 të tjera në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion dhe rastet e tjera në subjektet politike.
5 kallëzime janë bërë në Prokurorinë Fier, 3 në Prokurorinë Sarandë, 3 në Prokurorinë Durrës, 14 në Prokurorinë Tiranë, 2 në Prokurorinë Gjirokastër, 3 në Prokurorinë Kukës, 5 në Prokurorinë Lezhë, 9 në Prokurorinë Dibër, 2 në Prokurorinë Vlorë, 1 në Prokurorinë Korçë, 2 në Prokurorinë Shkodër dhe 5 në Prokurorinë Elbasan, raporton “Topchannel”.
Dy kallëzime nga Prokuroria Durrës dhe Lezhë dhe dy procedime penal nga Prokuroria Fier dhe Shkodër i janë dërguar për kompetencë SPAK-ut.