Zgjedhjet e reja afër, Daniel Serwer: Shpresoj të sjellin zgjidhje
Pas dështimit të Glauk Konjufcës, i nominuar nga Lëvizja Vetëvendosje (LV) për të siguruar shumicën në Kuvend dhe emëruar kryeministër, Kosova është përfshirë në një krizë politike që po shton thirrjet për zgjedhje të jashtëzakonshme.
Në këtë kontekst, profesori amerikan dhe analisti për Ballkanin, Daniel Serwer, ka dhënë një koment me pesimizëm, por edhe me një dozë shprese.
“Sistemet parlamentare përballen me probleme të tilla. Mund të dëshiroja që procesi të ishte më i shpejtë dhe sigurisht shpresoj që zgjedhjet ta zgjidhin problemin”, ka thënë Serwer për gazetën “Blic”.
Kujtojmë se, përpjekja e nënkryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca për të formuar qeverinë e re, dështoi më 19 nëntor në Kuvend, në mes të mungesës së votave dhe akuzave të ish-opozitës.
Në situatën aktuale, Kushtetuta e Kosovës parasheh zgjedhje të reja.



