Zgjedhjet e reja duhet të mbahen sa më parë

15 nëntor 2020 | 13:48

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje të reja.

Gjatë një konferencë për medie, Kurti ka thënë se pas zgjedhjeve të reja duhet ta kemi edhe presidentin e ri.

“Ne konsiderojmë që nuk mund të ketë unitet, pa legjitimitet. Presidenti ose presidentja e re duhet të përfaqësoj unitetin e popullit dhe kjo nuk mund të bëhet në kushtet kur kemi qeveri të paligjshme. Unë nuk kam pasur takime për çështjen e zgjedhjes së presidentit. Kosova ka ushtrues detyre të presidentit, pra nuk është e zbrazët ajo karrige edhe për së paku gjashtë muaj teorikisht në bazë të Kushtetutës sonë, por pas zgjedhjeve të reja, mund të kemi president të ri, dhe qeveria e vjetër nuk e ka as legjitimitetin, as autoritetin, as kredibilitetin për iniciativa të tilla”, ka thënë Kurti, raporton “Epoka e re”.

Lideri i LV-së ka folur edhe për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në vend.

“Ne besojmë se zgjedhjet duhet të mbahen sa më parë, meqenëse çdo ditë e humbur është ditë e fituar për të korruptuarit dhe një ditë më pak për qytetarët e vendit tonë. Jemi të interesuar që këto zgjedhje të jenë të një ore me parë apo qysh thotë populli, qysh dje, por kjo nuk varët vetëm prej Lëvizjes Vetëvendosje e cila ka 31 deputetë, që janë të pamjaftueshëm pa të tjerë për të shkaktuar zgjedhje të reja përmes rrëzimit të kësaj qeverie”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lewis Hamilton është një legjendë në Formula 1. Piloti britanik…