Zgjedhjet e reja janë të pashmangshme dhe duhet të ndodhin sa më parë

30 korrik 2023 | 12:36

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka thënë sot gjatë një konference për media se afera e re e përgjimeve që dëshmon vjedhjen e qeverisë në rezervat shtetërore, është hajni e paprecedent që e ka instaluar pikërisht qeveria e Albin Kurtit.

“Keqpërdorimi me rezervat shtetërore, është një nga skandalet korruptive që cenojnë jo veç rezervat, por edhe integritetin e përgjithshëm të institucioneve publike”, tha deputetja Hoxha.

Ajo ka thënë se zgjedhjet e reja janë të pashmangshme dhe duhet të ndodhin sa më parë.

“Prandaj, për Partinë Demokratike zgjedhjet janë të pashmangshme dhe duhet të ndodhin sa më parë në mënyrë që Kosova të rikthehet në profilin e saj si një shtet i ri e plot shpresë dhe me orientim të qartë e zhvillim shoqëror dhe ekonomik e demokratik”, tha deputetja Eliza Hoxha.
Për këto abuzime e afera korruptive në Ministri të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ajo i bëri ftesë organeve të drejtësisë që të marrin masa të menjëhershme, së pari për të ndalë abuzimin e mëtejmë që mund të jetë duke ndodhur edhe tani dhe për të vendosur para përgjegjësisë të gjithë personat e përfshirë në këtë skandal korruptiv, në qendër të së cilit qëndron ministrja Rozeta Hajdari.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka thënë…