Zgjedhjet janë zgjidhje

28 maj 2020 | 17:20

Profesori universitar dhe një prej hartuesve të Kushtetutës së Kosovës, Riza Smaka, ka thënë se Gjykata Kushtetuese do të duhej të konstatonte se dekreti i presidentit Hashim Thaçi nuk është në harmoni me Kushtetutën. Në Speciale të Klan Kosovës, ai ka thënë se në rrethanat aktuale, shkuarja e vendit në zgjedhje të parakohshme, është e vetmja zgjidhje. “Nga teksti i Kushtetueses del se e vetmja zgjidhje do të ishte shpallja e zgjedhje të përgjithshme të parakohshme”, ka thënë Smaja. Sipas tij, nuk ka bazë kushtetuese të merret ndonjë vendim tjetër.

“Shprehimisht me nenin 95, paragrafi i dytë, në atë dispozitë theksohet se subjekti politik i parë është ai që e propozon kandidatin dhe presidenti e mandaton atë për formimin e qeverisë. Pas votimit të mosbesimit ndaj qeverisë, atëherë VV e propozon kandidatin për mandatar. Presidenti e mandaton. Nëse dështon, vendi shkon në zgjedhje sepse nuk ka afat të dytë”, ka treguar Smaka.

Ai ka shtuar se nevojiten pesë vota për të kaluar vendimi në Gjykatën Kushtetuese.

“Zgjidhja në rrethanat aktuale do të ishte të konstatohej se dekreti i Thaçit nuk ishte në harmoni me Kushtetutën, që do të thotë se duhet të shpallen zgjedhjet e parakohshme”, ka shprehur mendimin profesor Smaka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës, bashkë me partneret e koalicionit, AAK-në…