Zgjedhjet komunale, Kurti: 3 komuna i fituam, në 12 shkojmë në balotazh

13 tetor 2025 | 11:01

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka mbajtur një konferencë për medie ku ka folur për rezultatin zgjedhor të këtij subjekti më 12 tetor.

Kurti ka deklaruar se LV-ja sipas rezultateve preliminare i ka fituar tre komuna pa balotazh, por sipas tij, mund ta fitojë edhe Gjilanin pa balotazh.

“Vetëvendosje ka fituar pa balotazh në Podujevë, në Kamenicë dhe Shtime. Me votat e diasporës mund të dalë që e kemi fituar edhe Gjilanin pa balotazh. Që i bie se në këto katër komunat ku kemi qeverisur po vazhdojmë pa balotazh”.

“Ndërkaq jemi në 12 komuna në balotazh nga 17 sa kanë shkuar gjithsej, nëse e përfshijmë edhe Gjilanin aty”.

“Të vetmet komuna ku LV-ja nuk është në balotazh janë: Kllokoti, Sharri, Juniku, Klina dhe Theranda. Natyrisht këto rezultate preliminare dhe pritet numërimi i votave të diasporës dhe me kusht”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhomat e Specializuara të Kosovës, në koordinim me Komisionin Qendror…