
Zgjedhjet lokale në Kosovë: Britania po e ndihmon KQZ-në në sigurinë kibernetike
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është takuar me kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqin.
Hargreaves tha se me Radoniqin folën për përgatitjet për zgjedhjet komunale të cilat do të mbahen këtë të diel.
“E falënderova atë dhe ekipin e tij për përpjekjet që po bëjnë për t’i bërë këto zgjedhje gjithëpërfshirëse, transparente dhe efikase, dhe theksova rëndësinë që mediat legjitime të kenë mundësinë të vëzhgojnë procesin zgjedhor në përputhje me ligjet e Kosovës”, tha Hargreaves.
Tutje, Hargreaves tha se Mbretëria e Bashkuar është e kënaqur që po i ofron mbështetje KQZ-së përmes një projekti kibernetik të financuar nga qeveria britanike në punën e saj thelbësore për të siguruar integritetin dhe zhvillim e qetë të zgjedhjeve komunale.