Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut / Sot e deri më 8 maj të gjithë së bashku kundër aleatëve të Rusisë

26 prill 2024 | 23:12

Astrit Gashi, opinionist

Gjatë gjithë fushatës kam bërë thirrje mos u merrni me Albin Kurtin!

Lexo opinionin poshtë:

Fronti Evropian duhet të zgjohet nga gjumi, betejën e ka me Hristijan Mickoskin, jo me Albin Kurtin – Epoka e Re

1. Pse flasim për njerëzit e Albin Kurtit në këtë shtet? Me keta deshtak që organizuan “Atentatin e famshëm të RTK-Së”

Ata nuk mund të fitojnë votat e lagjes së tyre, prandaj ekspozimi i këtij problemi, si besojnë as ata që e flasin, e le votuesin në Maqedoni. Ali Ahmeti është shumë herët në politikë dhe sigurisht e ka parë se si pësoi Hashim Thaçi kur i besoi disa gazetarëve mercenarë, akuzat e të cilëve ndaj tij janë të njohura për të gjithë. Ali Ahmeti nuk është aq naiv sa të besojë se armiku i djeshëm është mik i sotëm. Të paktën ka lexuar shtypin pas luftës, ku jo rrallë herë është etiketuar emri i tij. Ali Ahmetin betejat në luftë e as në paqe nuk i ka fituar vetëm. Asnjë nga postet që kanë shqiptarët nuk është fituar pa aleat dhe bashkëpunim me forca tjera politike. Ali Ahmetin duhet ta pengojë fakti kur disa servil e quajnë rilindës, hero dhe baba të kombit. Ende nuk jemi aty ku duhej të jemi.
Kudo të sulmohet gjuha fashishte e opzites maqedonase

Pse duhet t’i amnistojmë kriminelët e 27 prillit?

Ata, asnjëherë nuk kërkuan falje për sulmin ndaj deputetëve në tempullin e tyre duke tentuar për të vrarë shumë prej tyre. Apo ata kriminel sot i quajnë mbrojtës të kushtetutës, mbrojtës të shtetit. Fronti Evropian është krijuar për të marrë votën e secilit dhe të shkojë në secilën lagje për të inkurajuar secilin të dalë në votime që të mposhtë nacionalistët e VMRO-DPMNE dhe Levicën.

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxitë urrejtje etnike – Epoka e Re

Me këtë klasë politike, këto zgjedhje nuk do të mund t’i japin vendit një qeveri stabile. Por gjithçka e mirë në këtë histori është se Talat Xhaferi do të jetë kryeministër i Maqedonisë së Veriut për 100 ditë tjera i cili duhet të ishte kudo më Bujar Osmanin.
Ende keni kohë zgjohuni… se zgjedhjet nuk fitohen me këngën e Hajredin Pashës

Kush është opozita shqiptare? Ska Opozitë ka mercenar u zbuluan hapur!

E gjithë Maqedonia e Veriut e din se ju jeni një fraksion i pushtetit që e quani veten opozitar. Si mundet të quhet opozitë kur dy bartësit kryesorë të saj ende nuk i kanë e kanë festuar asnjë ditëlindje ne opozitë.
Siljanovska-Davkova duhet të bojkotohet nga secili shqiptar, ajo me afer ka Stabollin së presidencën

Ndërsa partia kryesore opozitare VMRO-DPMNE ka filluar një fushatë fashiste duke kërkuar 61 vende në mënyrë që të caktojnë për kryeministër Hristijanin e tyre. Të cilët platformë dhe ligj e kane urrejtjen etnike duke kërkuar votat protestë të cilat i marrim nga ata të cilët nuk votojnë për vlera por per rrugë pa krye. Ndersa Siljanovska-Davkova kandidate për presidente e opozitës Maqedonase po bene fushatë që të të hapet “Kutia e Pandorës” e cila u mbyll hermetikisht me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit. Të besosh teorisë se saj ose duhet të jesh i çmendur ose budalla kur dihet së 40% të popullsisë nuk janë maqedonase. Por dhe kjo e din se me ketë fushatë afër e ka Stabollin se presidencën.

Një opinion personal në bazë të daljës në zgjedhje deri në ora 18:30

Gordana Siljanovska Davkova 39% – Rezultati zyrtar Gordana Siljanovska Davkova 363.086 | 40,08%

Stevo Pendarovski 19 % – Rezultati zyrtar Stevo Pendarovski 180.500 | 19,92%

Bujar Osmani 15% – Rezultati zyrtar Bujar Osmani 121.088 | 13,37%

Arben Taravari 8% – Rezultati zyrtar Arben Taravari 83.393 | 9,20%

Të tjerët 19%.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër (e shtunë) shënohet 25-vjetori i masakrës në Mejë të…