Zgjedhjet në Serbi, ambasadori i Gjermanisë dhe ajo e Francës vizitojnë Merdaren

03 prill 2022 | 13:48

Në numër i madh i qytetarëve serbë kanë kaluar kufirin Kosovë-Serbi mëngjesin e sotëm, pasi kanë udhëtuar në Serbi ku po mbahen zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare.

Shkaku i lëvizjeve të shpeshtuara nëpër pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë, në Merdare ka shkuar ambasadori gjerman, Jorn Rohde bashkë me ambasadoren franceze, Marie-Christine Butel.

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”, Rohde ka thënë se ka vërejtur bashkëpunim të mirë mes autoriteteve të Kosovës dhe të Serbisë për t’ua mundësuar votuesve serbë të shkojnë për të votuar atje.

“Së bashku me Ambasadoren e Francës në Kosovë vizituam pikën kufitare në Merdare. Ne atje pamë një bashkëpunim nga të dyja anët. Po ashtu Kosova kishte vepruar siç kishte premtuar duke rritur personelin në pikat përkatëse kufitare duke mundësuar që në mënyrë të qetë votuesit të shkojnë të votojnë atje”, ka shkruar ambasadori gjerman.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës në mëngjes ka njoftuar se situata është e qetë dhe stabile në aspektin e sigurisë.

Sipas njoftimit të policisë, referuar mbajtjes së zgjedhjeve në Serbi dhe organizimeve të qytetarëve për të udhëtuar në forma të ndryshme drejt Serbisë për të votuar, në disa pika kufitare që lidhin Republikën e Kosovës me Serbinë, janë krijuar kolona dhe pritje.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania publike Operator, Sistemi, Transmisioni dhe Tregu (KOSTT) është para…