Zgjedhjet në Shqipëri, pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11 maj 2025 | 11:22

Sot, më 11 maj, qytetarët shqiptarë votojnë për përbërjen e re të parlamentit.

Mbi 3.7 milionë shtetas kanë të drejtë vote në këto zgjedhje.

Sipas përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 10:00 pjesëmarrja në rang vendi është raportuar në 13.15%.

Të dhënat janë mbledhur nga 1389 qendra votimi, nga gjithsej 5225 në të gjithë vendin.

Në këto qendra, nga 930,271 zgjedhës në listat përkatëse, kanë votuar 119,697 persona.

Në krahasim me zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, ku në të njëjtën orë pjesëmarrja kishte arritur 16.66%, niveli i pjesëmarrjes deri tani është dukshëm më i ulët.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinofci, tha se deklaratat e opozitës…