Zgjedhjet në veri, Krasniqi: Pas 24 shtatorit gjithçka është ndryshe

12 tetor 2023 | 16:20

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në një konferencë për medie foli sot për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në veri.

Krasniqi tha se pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit gjërat kanë ndryshuar, raporton Ekonomia Online.

Ai u shpreh se Kosova ka bërë mjaftueshëm për shtensionimin e situatës, ndërsa Beogradi ka dërguar një grup të terroristëve që të aneksojnë veriun.

“Nga ai moment Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë disa veprime si zotim i atij diskutimi mes zv/kryeministrit dhe Lajçakut që të kontribuoj në qetësimin e situatës dhe krijimin e kushteve për zgjedhje të parakohshme. Ne gjithmonë kemi thënë si qeveri që ne jemi për zgjedhje të parakohshme mirëpo deri të zgjedhjet duhet të shkohet në një proces demokratik dhe për këtë ne kemi iniciuar draftimin e udhëzimit administrative i cili ka hap rrugën që qytetarët në veri të vendit dhe të gjitha komunat e Republikës së Kosovës të iniciojnë procesin e largimit demokratik të kryetrarit përmes peticionit. Dhe në anën tjetër dy herë nga 25 për qind e policëve në objektet e komunave dhe përreth janë larguar pas vlerësimit të situatës nga Policia e Kosovës dhe KFOR. Çka ndodhi në anën tjetër?”.

“Ndodhi që ne largojmë policët nga objektet e komunave edhe grupet kriminale organizohen në mënyrë që të bëjnë këto veprime terroriste të planifikuara me datën 24. Masat për Kosovën kanë qenë të padrejta atëherë mbesin të padrejta edhe sot edhe duhet të shihet situata drejtë dhe të veprohet në bazë të situatës faktike në teren. Kosova ka bërë çka do që ka qenë në dorën e saj për mbështetjen e këtij procesi mirëpo Beogradi çfarë ka bërë? Ka dërguar një grup të terroristëve që të aneksojnë veriun e Kosovës. Do të thotë për këdo që ka shqetësime që Kosova nuk ka bërë mjaftueshëm për shtensionimin e situatës unë besoj që është shumë mirë të vlerësohet situate edhe njëherë drejt. Veprimet e ndërmarra nga Kosova dhe veprimet e ndërmarra nga Serbia që janë kriminale, terroriste edhe kjo tregon më së miri se cilat janë qëllimet e tyre”.

“Nga 24 e këtej gjithçka është ndryshe dhe duhet të reflektohet mirë dhe drejt dhe të ndërmarrën veprime të cilat krijon bashkëjetesë ashtu siç është karakteri i shtetit tonë dhe të mos krijojnë institucione të tjera të cilat bllokojnë bashkëjetesën dhe demokracinë në Kosovë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjashtëdhjetë shtetas të Maqedonisë së Veriut janë evakuuar nga Izraeli…