Zgjedhjet për kryetar komune, këta janë personat që kanë shpallur kandidaturën

03 mars 2021 | 22:35

Deri më tani disa kandidatë veçse kanë shpallur kandidaturat për zgjedhjet lokale që mbahen në fundvit.

Ndonëse në pandemi, Kosova arriti t’i organizoi zgjedhjet parlamentare me 14 shkurt të këtij viti.

Por, kjo nuk ishte hera e vetme që qytetarët do dalin të votojnë për përfaqësuesit e tyre në vitin 2021.

Kjo për shkak se në muajin tetor, pritet që të shpallën zgjedhjet lokale për komunat e vendit, pas kalimit të mandatit 4 vjeçar nga viti 2017.

Ani pse janë edhe 7 muaj nga ky moment, tashmë veçse janë shpallur disa kandidatura për kryetar komunash.

Është i pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ai i cili me 6 janar konfirmoi kandidimin për mandatin e dytë të kryetarit të Komunës.

Ndërkaq vendin e kryetarit të Istogut, Haki Rugova i  LDK-së, për herë të parë do të provoj që ta zë bashkëvendasi  i tij, Bekë Berisha, i cili do të kandidoj nën siglën e AAK-së.

Ndonëse ia lëshoi vendit Bekim Jasharit në Skenderaj 4 vjet më parë, tash Sami Lushtaku ka konfirmuar se do ri-kandidojë për kryetar të kësaj komune.

Ndërkohë i fundit që shpalli kandidaturën për kryetar komune është Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate.

Koordinatori për siguri kibernetike në qeverinë Hoti vendosi që t’i hyj garë për të parin e komunës së Prizrenit, që udhëhiqet nga Mytaher Haskuka e nuk dihet nëse ky i fundit do ri kandidoi.

E shpallja e kandidaturave të hershme mund të jetë për arsye të përmbysjes së humbjes në nivel nacional, thotë analisti Bekim Kabashi.

Megjithatë sipas tij, zgjedhjet nacionale me ato lokale dallojnë shumë dhe nuk mund të reflektojnë të njëjtin rezultat.

Sipas ligjit për zgjedhjet lokale, këto të fundit duhet shpallur jo më herët se 60 ditë para skadimit të mandatit, apo jo më vonë se 30 ditë nga data 22 tetor 2021.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të mërkurën, Izedin Bytyqi dhe Zymer Avdullahu, dolën në punë…