Zgjedhjet presidenciale në ShBA, Michelle Obama: Jam e tmerruar nga ajo që mund të ndodhë

09 janar 2024 | 11:49

Michelle Obama ka shprehur mendimet dhe shqetësimet e saj  gjatë një interviste me Jay Shetty. E pyetur se cila është frika e saj më e madhe, Michelle ka thënë se është e frikësuar për situatën në të cilën bota ndodhet tani.

Michelle Obama ka përmendur një sërë shqetësimesh specifike që ka, duke përfshirë luftërat e vazhdueshme, efektet e mundshme të inteligjencës artificiale tek njerëzit dhe ndryshimet klimatike.

Duke folur për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në ShBA, Michelle Obama ka thënë: “Çfarë do të ndodhë në zgjedhjet e ardhshme? Unë jam e tmerruar nga ajo që mund të ndodhë, sepse udhëheqësit tanë kanë rëndësi. Kë zgjedhim, kush flet në emrin tonë, kush është në detyrë, ndikon tek ne në mënyra që ndonjëherë mendoj se njerëzit i marrin si të mirëqenë. Nuk duhet të marrim të mirëqenë demokracinë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nga sportistët më të mirë të të gjitha kohërave,…