Zgjerohet harta deri në Tropojë, arrin në 174 numri i të infektuarve me koronavirus

26 mars 2020 | 12:30

Ka shkuar në 174 numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri. Lajmin e ka bërë me dije Instituti i Shëndetit Publik.

“Ju informojmë mbi situatën e fundit të përhapjes së COVID-19 në vendin tonë. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 28 raste të reja me COVID-19 dhe janë kryer 103 testime. Deri në këto momente testuar 1144 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 174 qytetarë. Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme ndërroi jetë një paciente 71-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e shtruar në spitalin Infektiv, në terapi intensive, në frymëmarrje të drejtuar (respirator). Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçarja me hipertension, e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv, nuk arriti të mbijetojë. 71-vjeçarja është viktima e gjashtë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri

“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 73 të shtruar dhe prej tyre 3 raste janë në terapi intensive 2 janë te intubuar Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Tropojë dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, Durrës, Lezhë, Elbasan, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intensitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit”, ka njoftuar ky institut.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

Tiranë 102 raste

Durrës 10 raste

Lushnje 4 raste

Elbasan 5 raste

Rrogozhinë 2 raste

Fier 18 raste

Kavajë 4 raste

Korçë 11 raste

Vlorë 5 raste

Shkodër 3 raste

Lezhe 4 raste

Berat 1 rast

Has 2 raste

Kruje 1 rast

Tropoje 2 raste

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. dr. Agim ZOGAJ Gënjeshtra si mjet i propagandës në…