Zhbllokohet rruga drejt Malit të Zi, e kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve

18 shkurt 2026 | 13:53

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se është zhbllokuar rruga drejt Malit të Zi, që më parë ishte e bllokuar për qarkullimin e kamionëve.

Në njoftim është thënë se rruga është pastruar dhe është e kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve.

“Ju njoftojmë se bazuar në komunikimin me zyrtarët kufitar të Malit të Zi, kemi marrë informacion se rruga është pastruar dhe është e kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve. Për më shumë kontaktoni QKMK-në në numrat e telefonit +383(0)45198606”, ka njoftuar QKMK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
UEFA ka caktuar edhe gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë…