Zhdrella mungon në derbi, Rexha në pikëpyetje

02 tetor 2018 | 23:33

Dy futbollistë të dëshmuar pritet të mungojnë në derbin në mes Llapit dhe Feronikelit, që zhvillohet të mërkurën në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Mungesa e mesfushorit të Llapit, Mentor Zhdrella është e sigurt për këtë derbi, kurse sulmuesi i “Niklit”, Kastriot Rexha është në pikëpyetje. Gazeta “Epoka e re”, ka mësuar se shkak për këto mungesa është bërë lëndimi i tyre në ndeshjet paraprake.

Ndryshe Mentor Zhdrella dhe Kastiot Rexha janë futbollistë të dalë nga skuadra e 2 Korrikut, por edhe ndër më cilësoret në vitet e fundit në futbollin e Kosovës.

/Epoka e re/  

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester United edhe përkundër faktit se ishte llogaritur favorit për…