Zhduken afër 8 mijë litra derivate në ‘EXFIS’ në Pejë, të dyshuar i gjithë personeli

09 qershor 2023 | 01:26

Përfitimi i kundërligjshëm, duke përvetësuar pasurinë e tjetrit përbën vepër penale dhe dënohet edhe me burgim.

Për një rast të tillë që dyshohet se ka ndodhur në pompën e derivateve ‘EXFIS’ në Pejë, Policia tashmë ka nisur pas denoncimit të një zyrtari të kësaj kompanie, raporton Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti u denoncuar pasi u zbuluar se janë zhdukur rreth 8 mijë litra derivate disel, që kapin vlerën e rreth 10 mijë eurove pas inspektimeve që janë kryer nga auditori i kompanisë.

Sinjali mëson se për këtë rast, zyrtari që ka bërë raportimin në Polici, ia ka drejtuar gishtin gjithë personit të pompës, te të cilët ka dyshuar se janë të përfshirë në këtë rast, që iu ka shkaktuar humbje të mëdha.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë marrë informatat e para lidhur me atë që dyshohet se ka ndodhur.

Pas përfundimi të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit si “Shpërdorim i pasurisë së huaj” dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen në plotni të rrethanave të rastit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
ALBAN BAJRAMI, shpall te pavleshme deftesat e shkolles fillore “ANDON…