
Zhduket një grua në Gjilan
13 janar 2022
| 11:41
Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje në Gjilan. Sipas policisë, për rastin ka njoftuar nëna e saj.
“Me 12.01.2022 një femër kosovare ka raportuar se vajza e saj ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj . Rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar policia.