Zhduket një person në Pejë

30 mars 2023 | 10:57

Një person tjetër ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet ende për vendndodhjen e tij.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur më 25.03.2023 rreth orës 06:30 në rrugën “Brigada Kosovare”, në Pejë.

Thuhet se rasti është nën hetim.

“Rr. Brigada Kosovare, Pejë 25.03.2023 – 06:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se viktima mashkull kosovar ka dalur nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fillim të muajit prill, në Ministrinë e Punëve të…