
Zhegrova, afër transferimit te Napoli
29 maj 2025
| 11:18
Ylli kosovar Edon Zhegrova pritet të bëhet transferimi i parë i kampionit të Italisë, Napolit, në afatin kalimtar të verës. Shuma e transferimit të tij nga Lille pritet të kap shifrën e 25 milionë eurove. 26-vjeçari ka qenë nën vëzhgim të veçantë nga klubi italian për një kohë të gjatë.
Siç raporton “Radio Kiss Kiss” e Napolit, futbollisti kosovar i është rrëfyer një menaxheri në një restorant italian. Sipas stacionit radiofonik, Zhegrova thuhet se ka thënë: “Jam një hap larg Napolit. Agjentët e mi po zgjidhin detajet e fundit”. Përpos Zhegrovës, Napoli është afër marrëveshjes për transferimin e Kevin De Bryune, mesfushorit belg që do të largohet nga Manchester City si lojtar i lirë.