Zhegrova dëshiron të qëndrojë te Juventusi
E ardhmja e Edon Zhegrovës duket se do të jetë një nga temat më të diskutuara në afatin kalimtar të verës që po vjen. Ylli i Kombëtares së Kosovës e ka bërë të qartë së dëshiron të qëndrojë tek ‘Zonja e Vjetër’.
Sulmuesi i krahut i Dardanëve, pavarësisht një sezoni jo në nivelin e pritshmërive personale, mbetet i vendosur të provojë veten në Torino.
Sipas “Calciomercato.com”, Zhegrova u ka kërkuar përfaqësuesve të tij që të pezullojnë çdo diskutim për transferim deri në përfundim të sezonit aktual. Ky qëndrim interpretohet si një shenjë e qartë e ambicies së tij për të fituar më shumë minuta dhe për të bindur stafin teknik për rolin e tij në skuadër.
Megjithatë, situata mbetet e hapur nga ana e klubit. Drejtuesit e Juventusit nuk e përjashtojnë mundësinë e shitjes, nëse mbërrin një ofertë e kënaqshme, me vlerën e kartonit të lojtarit që vlerësohet rreth 11-12 milionë euro. Objektivi i klubit është të ruajë ekuilibrin financiar, duke shmangur humbje të mundshme. Në javët në vijim pritet të ketë zhvillime të reja, por aktualisht mesazhi i Zhegrovës është i prerë: ai synon të qëndrojë te Juventusi dhe të luftojë për një vend të rëndësishëm në skuadër.



