Zhegrova ftohet për duelin me Udinesen

29 tetor 2025 | 12:53

lli i Kosovës, Edon Zhegrova është ftuar për ndeshjen e radhës te skuadra e Juventusit.

Klubi nga Torino, ka bërë publike listën e lojtarëve për këtë përballje, në të cilën është përfshirë edhe Zhegrova.

Juventusi, sot prej orës 18:30 luan në shtëpi kundër Udineses dhe mbetet të shihet nëse do të ketë minutazhë për Zhegrova.

Zhegrova në katër ndeshjet e fundit në të gjitha garat nuk ka luajtur fare për Juventusin, ekip që në këtë ndeshje është pa trajnerin Igor Tudor, i cili është shkarkuar dhe zëvendësuar përkohësisht nga Massimo Brambilla.

Juventusi nuk di për fitore në tetë ndeshjet e fundit, ndërsa ka pësuar humbje në tri duelet e fundit në të gjitha garat.

Dueli me Udinesen i takon xhiros së dhjetë të kampionatit italian.

Zhegrova ftohet për duelin me Udinesen

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) përmes një parashtrese ka…