
Zhegrova me një postim special për takimin me Del Pieron
02 shtator 2025
| 10:13
Edon Zhegrova ishte protagonist i ditës dje për shkak të transferimit të tij në Juventus.
Ylli kosovar e pati një ditë mjaft të ngjeshur, e cila nisi me mbërritjen në Torino, me takimin me tifozët, vizitat mjekësore, nënshkrimi i kontratës dhe prezantimi në klubin e ri.
E gjatë vizitave mjekësore në “J Medical”, 26-vjeçari u takua me legjendën italiane të klubit Bardhezi, Alessandro Del Piero, me të cilin e bëri edhe një foto.
Kësaj fotoje futbollisti i deridjeshëm i Lillet ia përcolli edhe një mbishkrim:
“Alessandro Del Piero, çfarë legjende. Ishte kënaqësi e madhe të të takoja”, shkroi ish-futbollisti i Baselit.