Zhegrova mund të largohet nga Juventusi

14 qershor 2026 | 10:52

E ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi vazhdon të jetë e paqartë, ndërsa nga Turqia po vijnë sinjale të forta për një transferim të mundshëm te Trabzonspori gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas raportimeve të mediave italiane dhe turke, klubi nga Trabzoni e ka vendosur anësorin kosovar në listën e prioriteteve për repartin ofanziv.

Zhegrova, i cili iu bashkua Juventusit nga Lille në verën e vitit 2025, nuk ka arritur ta sigurojë një rol të rëndësishëm në skuadrën bardhezi.

Minutat e kufizuara dhe konkurrenca e madhe në repartin ofanziv kanë bërë që drejtuesit e klubit ta konsiderojnë mundësinë e largimit të tij.

Sipas raportimeve, Trabzonspori po punon për një formulë huazimi me të drejtë ose detyrim blerjeje, ndërsa Juventusi nuk do ta kundërshtonte një marrëveshje që do t’ia lejonte futbollistit të luante më rregullisht.

Klubi turk besohet se është aktualisht një nga ekipet më të interesuara për shërbimet e reprezentuesit të Kosovës.

Një faktor që mund të ndikojë në vendimin e Zhegrovës është dëshira për të qenë protagonist dhe për të luajtur vazhdimisht, sidomos në prag të një sezoni të rëndësishëm edhe për kombëtaren e Kosovës.

“Messi i Kosovës” po i shqyrton me kujdes opsionet e tij përpara se ta marrë një vendim përfundimtar.

Nëse transferimi realizohet, Zhegrova mund të bëhet pjesë e një projekti ambicioz te Trabzonspori dhe ta ketë një rol më të rëndësishëm se ai që e ka pasur gjatë sezonit të fundit te Juventusi.

Për momentin, negociatat janë në fazat e para dhe mbetet për t’u parë nëse interesimi i klubit turk do të konkretizohet në një ofertë zyrtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se një marrëveshje për…