Zhegrova mund të startojë ndaj Pisas

23 dhjetor 2025 | 14:14

Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova ka gjasa të mëdha që të jetë startues te skuadra e Juventusit në ndeshjen e fundit të këtij viti.

Raportohet se Zhegrova mund të luajë nga minuta e parë kundër Pisas, ndeshje që Juventusi e luan në udhëtim të shtunën mbrëma në kuadër të xhiros së 17-të në Serie A.

Zhegrova pritet ta zëvendësojë portugezin Francisco Conceicao, i cili është në dyshim për këtë ndeshje dhe mund të pushohet nga trajneri Luciano Spalletti për shkak të lëndimit të pësuar ndaj Romës.

Conceicao u zëvendësua nga Zhegrova në 30-të minutat e fundit të duelit kundër Romës, që Juventusi e fitoi 2:1 dhe portugezi shënoi gol.

Zhegrova ende nuk ka qenë startues te Juventusi në kampionat, ndërsa luajti prej minutës së parë kundër Pafosit në Ligën e Kampionëve.

Në total, Zhegrova këtë sezon i ka të luajtura 174 minuta në të gjitha garat për Juventusin, ekip që iu bashkua nga Lille.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti nuk do të…