Zhegrova ndryshon mendje, arrin marrëveshje me Marseillen  

29 gusht 2025 | 13:18

Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova thuhet se ka arritur marrëveshje totale me Olympique Marseille për një kontratë pesëvjeçare. Gjërat po trazohen seriozisht për të ardhmen e Edon Zhegrovës.

26-vjeçar kosovar, i cili sapo ka marrë pasaportën shqiptare, ishte pranë një transferimi te Juventusi, i cili shihej si favorit për shërbimet e tij. Megjithatë, sipas Footmercato, numri 23 i Lille dhe Marseille kanë arritur një marrëveshje të plotë, me Zhegrovën që i ka dhënë përparësi gjigantit francez ndaj Juventusit. Marseille thuhet se tani duhet të arrijë një marrëveshje me Lille për të përfunduar transferimin.

“U arrit marrëveshja e plotë midis Olympique Marseille dhe Edon Zhegrovës. Kontratë deri më qershor 2030. Zhegrova zgjodhi OM pavarësisht interesit nga Juventusi”, ka shkruar gazetari i njohur Santi Aouna në profilin e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këto javë janë periudhë ulje-ngritjesh për evropianët. Njëherë ata lihen…