Zhegrova në formacionin e javës në Ligue 1

30 tetor 2023 | 14:58

Edon Zhegrova ishte protagonist për Lille, në ndeshje ndaj Monacos (2-0). Anësori nga Kosova asistoi në dy golat e vendësve, të cilat i shënuan Cavaliero e Diakite. Zhegrova u përfshi në ekipin ideal të xhiros së 10-të në kampionatin francez.

“WhoScored” e ka vlerësuar paraqitjen e Zhegrovës me notën 8,45, ndërsa e gjen veten në një ekip me Kylian Mbappen. “Një tjetër fitore, +2 asistime. Punë e madhe e ekipit. Falënderim për krejt tifozët, ju jeni të mrekullueshëm”, ka shkruar Zhegrova në “Instagram”.

Ekipi i javës: Lecomte, Diakite, Medina, Kouyate, Ismaily, Sotoca, Emery, Kan-in, Zhegrova, Adams, Mbappe.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, ka ritheksuar…