Zhegrova në garë me Messin për golin e muajit (video)

05 maj 2022 | 15:20

Edon Zhegrova  ka realizuar një gol fantastik gjatë muajit prill në Ligue 1.

Ylli i Kosovës ishte inkuadruar në lojë në pjesën e dytë dhe e kishte gjetur një gol të rrallë në ndeshjen e ekipit të tij, Lille ndaj Angers, duke e barazuar rezultatin.

Dhe, goli i përfaqësuesit kosovar është futur në garë për t’u zgjedhur si më i miri i muajit prill.

Ish-futbollisti i Baselit, i cili është transferuar në janar në kampionatin francez, është në garë me yllin argjentinas, Lionel Messi, i cili po ashtu ka realizuar një gol spektakolar për Paris Saint-Germainin muajin e kaluar.

Ylli i Kosovës dhe ai argjentinas janë favoritë për ta fituar këtë çmim prestigjioz, i cili ndahet çdo muaj në Ligue 1.

Zhegrova i ka realizuar dy gola deri tash me ekipin francez, ndërsa spekulohet se interesim për të ka shfaqur Arsenali.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akademiku Arsim Bajrami ka komentuar zhvillimet e së enjtes në…