
Zhegrova në Juventus, merr fanellën me numër 11
02 shtator 2025
| 10:05
Juventus e ka përfunduar transferimin e Edon Zhegrovës.
Ai ka marrë fanellën me numër 11. Në ceremoninë e prezantimit kanë marrë pjesë edhe nëna e babai i tij si dhe aktori kosovar, Vedat Bajrami.
“Zonja e Vjetër” do të paguajë 20-25 milionë euro për kartonin e sulmuesit të Lille, ndërkohë që Zhegrova prej kohësh kishte arritur marrëveshjen personale me gjigantin italian.
26-vjeçari Edon Zhegrova, me francezët e Lille ka luajtur 107 ndeshje duke shënuar 26 gola dhe duke dhënë 18 asist.