Zhegrova në pritje të minutave tek Juventusi

30 tetor 2025 | 12:40

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, e përcolli nga stoli fitoren e Juventusit në shtëpi ndaj Udineses, me shifrat 3:1, të mërkurën mbrëma në kuadër të xhiros së nëntë në Serie A.

Kjo ishte ndeshja e pestë rresht e Zhegrovës që nuk aktivizohet te skuadra italiane në të gjitha garat, tri në kampionat dhe dy në Ligën e Kampionëve.

Në fakt, Zhegrova nuk u ftua ndaj Comos për shkak të lëndimit por ai nuk luajti kundër Napolit, Udineses, Villarrealit e Real Madridit.

Zhegrova është kthyer nga lëndimi, por nuk po e fiton rastin të paraqitet për Juventusin dhe mbetet të shihet nëse do të ketë minuta ndaj Cremoneses, të shtunën mbrëma.

26-vjeçari iu bashkua gjatë verës Juventusit nga Lille, ndërsa ka luajtur vetëm 33 minuta në Serie A dhe tre minuta në Ligën e Kampionëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një muaj arrest shtëpiak i është caktuar mjekut nga Vushtrria…